Lajme

Kryeprokurori Syla: Badivuku mori dënimin e merituar

By FerizajPress

February 13, 2017

Në Emisionin “Drejtësia në Kosovë” kryeprokurori i Mitrovicës Shyqyri Syla tha se nuk mund të fajësohet një prokurori e tërë, nëse dënohet një prokuror i saj.

“Përgjegjësia e secilit prokuror është individuale, kështu që ne nuk mund ta fajësojmë tërë prokurorinë sepse një prokuror është dënuar. Ajo e ka marrë dënimin e merituar, është larguar nga puna dhe të tjerët vazhdojnë të punojnë,” tha Syla duke folur për dënimin e ish-prokurores Vahide Badivuku.

Më 5 prill të vitit 2016 prokurorja e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës Vahide Badivuku u dënua me 3 vjet burg efektiv, 5 mijë euro gjobë dhe ndalim i ushtrim i ushtrimit të profesionit për të për tri vjet.

Badivuku akuzohej se kishte marrë mitë për të përfituar materialisht./kallxo.com/