Lajme

Kryeprokurori i shtetit vizitë në Gjermani për trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve

By FerizajPress

February 16, 2017

Në kuadër të kësaj vizite janë zhvilluar takime me Akademinë Federale të trajnimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, transmeton lajmi.net

Ndër temat kryesore të diskutimit në këto takime  janë; provimet pranuese për kandidatët prokurorë dhe gjyqtarë, trajnimi fillestar i kandidatëve për prokurorë dhe gjyqtarë, trajnimi i vazhdueshëm i prokurorëve, gjyqtarëve dhe personelit administrativ të gjykatave dhe prokurorive, përfshirë por pa u kufizuar në vlerësimin e nevojave për trajnime, përzgjedhjen e trajnuesve dhe metodologjinë trajnuese.

Qëllimi kryesor i kësaj vizite është njohja më për së afërmi e mënyrës së funksionimit të akademive regjionale dhe akademisë federative për trajnime të prokurorëve dhe gjyqtarëve me qëllim të mbështetjes së procesit të transformimit të Institutit Gjyqësor të Kosovës në Akademi të Drejtësisë, proces ky i cili po përgatitet të realizohet sapo të hyjë në fuqi ligji i miratuar javë më parë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Delegacioni i sistemit prokurorial dhe gjyqësor të Kosovës mori premtime nga të gjitha autoritetet përgjegjëse gjermane për ngritje të bashkëpunimit në mbështetje të nevojave për zhvillim profesional dhe avancim të sistemit prokurorial e gjyqësor të Kosovës. /Lajmi.net/