Lajme

Kryeparlamentari Veseli në Vjenë, pjesëmarrës në Konferencën ndërkombëtare “Com-sult”

By FerizajPress

January 16, 2017

Veseli është i ftuar për të diskutuar për të ardhmen e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Të martën, gjatë prezantimit të kryeparlamentarit Veseli në këtë konferencë, do të jenë të pranishëm personalitete të larta të shteteve të ndryshme.

Përveç adresimit para përfaqësuesve të shumtë shtetërorë, kryetari i Kuvendit të Kosovës do të jetë edhe pjesë e paneleve ku do të diskutohen sfidat e Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimit të Bashkimit Evropian.