Lajme

Kryeministrja e Serbisë: Në Kosovë vi sa herë të dua

By FerizajPress

May 30, 2019

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq beson se mund të shkojë sa herë të dëshiron në Kosovë, pavarësisht deklaratave të zyrtarëve të Kosovës.

“Unë nuk jam e shqetësuar në lidhje me deklarata të tilla dhe besoj se do të jem në gjendje të shkoj në Kosovë kur do ta kërkoj atë.”, u shprehë Brnabiq, shkruajnë mediat serbe.

Ndërsa për deklaratën e Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli tha se nuk e kishte pritur.

Pacolli tha se do të ia ndaloj hyrjen kryeministres serbe pas deklarateve të saj, ku i quajti njerëz të malit liderët kosovar.

Brnabiq tha se deklarata e saj nuk ishte për Pacollin pasi ai nuk një njeri nga pylli.