Kryeministri turk: “Pastrimi” ende nuk ka përfunduar

By FerizajPress

July 27, 2016

“Hetimet vazhdojnë, ka shumë njerëz që janë duke u kërkuar. Do të ketë kapje të reja, arrestime dhe ndalime”, ka thënë Yildirim për Sky News.

Yildirim tha se Turqia është e vendosur që të sigurojë ekstradimin e Imam Fetulaha Gulen, i cili jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara, e që autoritetet turke po vazhdojnë të fajësojnë për përpjekjen e grusht shtetit, transmeton lajmi.net.

“Ne kemi dërguar të gjitha informacionet dhe tani detyra bie mbi supet e qeverisë amerikane”, tha kryeministri turk.

Yildirim tha se qeveria nuk mund t’i injoroj thirrjet e forta për rifutjen e dënimit me vdekje për organizatorët e dyshuar të grusht shtetit.

“Është i vetmi zë që dëgjojmë në të gjitha rrugët”, tha ai.

Yildirim ka folur edhe për marrëdhëniet me Rusinë, në prag është edhe vizita e Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan më 9 gusht, në Rusi.

“Ne do t’i zhvillojmë marrëdhëniet me rusët dhe kjo duhet të ndodhë shumë shpejt. Ne kemi interesa të përbashkëta, të ardhme të përbashkët”, ka thënë Yildirim.

Të paktën 246 persona u vranë dhe më shumë se 2,000 u plagosën në përpjekjen e grusht shtetit ushtarak në Turqi më 15 korrik. /lajmi.net/

.