Lajme

Kryeministri turk: Dënimi me vdekje do të kthehet, e ardhmja e Turqisë me Rusinë

By FerizajPress

July 27, 2016

Kryeministri turk, Binali Yildirim paralajmëroi se arrestimet nuk kanë mbaruar dhe se më shumë arrestime do të kryhen ditëve në vazhdim.

Yildirim tha se Turqia është e vendosur për të siguruar ekstradimin e Imam Fetulaha Gulen, i cili jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara. Sipas tij, Gulen duhet burgosur.

“Ne i kemi shkëmbyer të gjitha informatat dhe tani detyra bie mbi supet e qeverisë amerikane”, tha kryeministri turk, për Sky News.

Yildirim tha se thirrjet e forta të popullit për rikthimin e dënimit me vdekje për organizatorët e dyshuar të grushtit të shtetit, qeveria nuk mund të injorojë.

“Ky është zëri i vetëm kemi dëgjuar në të gjitha rrugët”, tha ai.

Yildirim foli edhe për marrëdhëniet me Rusinë, në prag të një vizite nga Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan më 9 gusht.

“Ne i kemi zhvilluar marrëdhënie me Rusinë dhe kjo duhet të ndodhë edhe në të ardhmen. Ne kemi interesa të përbashkëta, të ardhmen e përbashkët me shtetin Rus”, ka thënë Yildirim.