Lajme

Kryeministri turk: 36 të vdekur

By FerizajPress

June 29, 2016

Pak para orës 3 të mëngjesit në Stamboll, kryeministri turk Binali Yildirim ka dhënë shifrat e reja të sulmit.

Ai ka thënë se deri më tani dihet për 36 persona të vrarë. Ai ka thënë se në sulm kanë marrë pjesë tre persona të cilët pasi kanë gjuajtur me armë kanë shpërthyer eksplozivët që i mbanin në trup. Ai ka thënë se terroristët kanë shkuar në Aeroport me taksi dhe me makina private.