Lajme

Kryeministri shpreh ngushëllime për vdekjen e nënës së Heroit të Kombit, Agim Ramadani

By FerizajPress

September 12, 2016

Kryeministri Mustafa shprehu dhimbjen dhe pikëllimin për humbjen e nënës që i dha Kosovës një hero të madh të kombit, një intelektual brilant dhe një luftëtar të paepur të lirisë.

“Qytetarët dhe institucionet e Republikës përkulen para familjarëve të heronjve dhe dëshmorëve të kombit që i dhanë Kosovës bijtë dhe bijat e tyre, të cilët me luftën dhe veprimtarinë e tyre i sollën vendit lirinë, demokracinë dhe pavarësinë”, ka thënë kryeministri Mustafa, me këtë rast.