Festat Kombëtare kanë emocionet e tyre, të njëjtën ditë, jo pas dy dite kur kërkohet të pushohet. Është e domosdoshme që Kuvendi i Kosovës, përmes komisioneve përkatëse, të sjellin para ligjënvënesve edhe njëherë ligjin për festat në nivel Republike, pasi që kjo formë siç interpretohet nga sindikata e arsimit është e padrejtë dhe prezanton pasqyrë jo të mirë edhe në arenën ndërkombëtare. Jam i bindur thellë, se diplomatët e akredituar, për të shërbyer në vendin tonë, tallën me mënyrën e festimeve të datave të rëndësishme në Kosovë. Dita e Flamurit, në Republikën e Kosovës zë një vend të rëndësishëm në festat zyrtare, por ajo në asnjë formë nuk duhet të shfrytëzohet nga njerëzit e papërgjegjshëm që emërohen nëpër pozita të ndryshme. Kosova ka humbur mjaft në këtë kohë pandemie, e më të prekurit kanë qenë drejtpërdrejtë fëmijët, të cilët janë e ardhmja e këtij vendi, nga mos nxenja e mësimit të rregullt nëpër shkolla, e që duhet së bashku të protestojmë kundër humbjeve të tjera. SBASHK-u me vendimit e tij ka irrituar shumë qytetarë të Kosovës, për mohimin e ndjekjes së mësimit këtë të hëne, për të cilën konsideroj se dikush duhet ta bartë peshën e përgjegjësisë, pa dashur të paragjykoj, qoftë nga institucionet shtetërore apo edhe nga sindikata e arsimit. Shumë qytetarë kanë përgëzuar qëndrimin e kryetarit të Skenderajt z.Jashari, i cili pohoi se në komunën që administrohej prej tij, e hëna është ditë pune. Ky gjest i kryetarit Jasharin nuk e bënë më pak patriot vendimin e tij, përkundrazi rritë dëshirën tek popullata për të pasur lider të tillë. Apel për qeveritarët. Qeveri kthjellu në vendimet e nxjerra. Ato nuk duhet të revokohen, apo nuk duhet të ketë mekanizma të tjerë për ta kundërshtuar. Janë organet e drejtësisë ato të cilat vlerësojnë ligjëshmërin e vendimit, jo organizimet e ndryshme të formave sindikale. Apo ndoshta e kam gabim.
MA: Nexhat Shahini 30.11.2020 (Magjister i Historisë)