Lajme

Kryeministri sapo e dha një deklaratë të madhe, gëzoi kosovarët

By FerizajPress

April 24, 2019

Haradinaj shpreson se në Samitin e Berlinit do të marr sinjal për liberalizim të vizave.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha sot se do të jetë pjesë e samitit në Berlin ku është edhe Serbia e pranishme.

Ai tha se pret që në këtë samit, Kosova të marr sinjalin për liberalizimin e vizave.

Këtë deklaratë Haradinaj e dha në Panairin Ndërkombëtar Prishtina 2019 i cili ka filluar sot.

Bashkë me kryeministri Ramush Haradinaj në Samitin që do të mbahet më 29 prill në Berlin do të shkojë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.