Ferizaj

Kryeministri Mustafa konfirmon investimet në Ferizaj

By FerizajPress

June 06, 2016

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka konfirmuar edhe një herë synimin që Qeveria e Kosovës të investojë në projekte të rëndësishme zhvillimore në komunën e Ferizajt.

Në profilin e tij në Facebook, Kryeministri Mustafa, ndër të tjera shkruan: “Së shpejti në Ferizaj do të fillojmë ndërtimin e Spitalit Rajonal, do të bëjmë zgjidhje për çështjen e Hekurudhës dhe po ashtu do të bëjmë zgjidhje përfundimtare për ujin e pijshëm dhe ujitje përmes investimeve në Hidrosistemin Lepenci”. Janë këto vetëm disa nga projektet e premtuara nga Qeveria, të cilat pritet të realizohen në Ferizaj e rrethinë. Kryetari i Komunës, Muharrem Svarqa, falënderon me këtë rast Kryeministrin Mustafa dhe Qeverinë e Kosovës për mbështetje. Ai falënderon po ashtu Ministrin e Infrastrukturës Lutfi Zharkun, Ministrin e Mjedisit Ferid Aganin, deputetët e zyrtarët e lartë dhe qytetarët që morën pjesë të dielën më 6 qershor në përurimin e projekteve të rëndësishme në komunën e Ferizajt.