Lajme

Kryeministri Mustafa blen mbi 15.000 € gazeta [DOKUMENT]

By FerizajPress

April 22, 2016

Kryeministri Isa Mustafa vështirë po përshtatet me leximin e mediumeve online, ndonëse këto të fundit janë në zhvillim të hovshëm global.

Zyra e Kryeministrit Mustafa së fundi ka shpallur fituesin e tenderit për furnizim me gazeta ditore vendore dhe revista të huaja në vlerë prej mbi 15.000 euro, shkruan portali ‘Infokusi.com’.

Ky tender është për një periudhë tre vjeçare dhe e ka fituar kompania “Burimi”. /Infokusi.com