Lajme

Kryeministri Kurti i pranon tri propozimet e LDK-së për zëvendësministra

By FerizajPress

March 18, 2020

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka pranuar të mërkurën tri propozimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës për zëvendësministra.

Përmes një njoftimi për medie është bërë e ditur se në pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, është emëruar Bajram Gecaj, në atë të Ministrisë së Shëndetësisë, Izet Sadiku dhe në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit Arton Retkoceri.