Lajme

Kryeministri i Kanadës për sulmin në xhami: Akt terrorist në myslimanë

By FerizajPress

January 30, 2017

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau e ka quajtur këtë akt si “sulm terrorist  në myslimanë”, shkruan reuters.

“Muslimanët e Kanadës janë pjesë e rëndësishme e shtetit, dhe këto akte pa zemër nuk kanë vend në komunitetet, qytetet dhe shtetin tonë”, deklaroi kryeministri kanadez, transmeton lajmi.net.

Kurse policia e Kanadasë ka dhënë detaje tjera në lidhje me sulmin, duke theksuar se sulmi u krye nga dy persona të armatosur.

“Gjashtë persona janë konfirmuar të vdekur, ata janë prej moshave 35 deri në 70 vjet. Tetë persona tjerë u plagosën, kurse 39 shpëtuan edhe pa lëndime”, ka deklaruar zëdhënsja e policisë. /Lajmi.net/