Ferizaj

Kryeministri Hoti viziton Gremen, kandidatët e LDK- së thonë se mbështetja e tyre do të jetë e pakursyer për bizneset

By FerizajPress

January 18, 2021

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka vizituar gjatë ditës së sotme një punëtori për prodhimin e mobileve në fshatin Greme. Ai bashkë me kandidatët e degës së LDK-së nga Ferizaj është zotuar se mbështetja për bizneset nga ekspertët e LDK do të jetë e pakursyer.

Kryeministri Hoti gjatë kësaj vizite ka premtuar lehtësime për bizneset.

“Gjatë këtij viti, do të fokusohemi në thjeshtësimin e procedurave burokratike, në hapjen e tregut, në heqjen e barrierave, si dhe në eksportin me vendet e huaja. Do të nisen projekte të mëdha, të cilat do të  ndërrojnë komplet ambientin e ekonomisë në vend” ka thënë Hoti

Ndërsa kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së Saranda  Musliu  tha se zhvillimi ekonomik nis nga këtu , nga familjet dhe ndërmarrësit e përkushtuar për prodhime vendore konkurruese në gjithë botën.

“Bashkë me kryeministrin Hoti dhe bashkëpunëtorë të tjerë pamë punën kualitative të njërës nga mobilieritë e shumta në fshatin Greme. Zhvillimi ekonomik nis nga këtu , nga familjet dhe ndërmarrësit e përkushtuar për prodhime vendore konkurruese në gjithë botën.  Dhe mbështetja ime si dhe e LDK- së do të jetë e pakursyer për çfarëdo që kanë nevojë të gjithë prodhuesit kosovarë “ ka shkruar kandidatja për deputete nga radhët e LDK- së ,Saranda Musliu.