Lajme

Kryeinspektorja Thaçi nuk shkarkohet, edhe pse është me aktakuzë

By FerizajPress

January 24, 2017

Ministria e Shëndetësisë po zbaton standarde të dyfishta sa i përket zbatimit të ligjshmërisë për zyrtarët e akuzuar që punojnë në kuadër të kësaj Ministrie.

Ndonëse së fundmi pas kthimit në rigjykim për dy pika të rastit “Tolaj”, Ministria ka pezulluar dy zyrtarë të saj me 50 për qind pagesë, një veprim të tillë nuk është duke e ndërmarrë për kryeinspektoren e Farmacisë, Remzije Thaçi, shkruan “Zëri”.

Të dy zyrtarët e suspenduar, Bekim Fusha dhe Ismet Hyseni, ishin shpallur të pafajshëm, më 18 korrik të vitit 2013, nga Gjykata Themelore.

Por, ata do të rigjykohen për disa pika të aktakuzës.

Por, ndonëse ata ishin suspenduar derisa Themelorja vendosi për pafajësinë e tyre, ndaj kryeinspektores Remzije Thaçi është ngritur aktakuzë qysh në korrik të vitit 2015./ZERI.INFO/