Sport

Kroos mbështetet te Navasi (Video)

By FerizajPress

April 11, 2016

Toni Kroos shpreson se Keylor Navas do ta mbajë portën e pa prekur ndaj Wolfsburgut

Kylor Navas ka shkëlqyer këtë edicion për Real Madridi, duke bërë paraqitje fantastike në shumë ndeshje.

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, ka treguar se sa e rëndësishme është për ‘Los Blancos’ që të mos pësojnë gol nga Wolfsburgu të martën mbrëma dhe për këtë shpreson se Navas do të jetë në natën e tij.

“Shpresoj se ai nuk do të pranojë gol. Të gjithë ne mendojmë se Navas do të dhurojë paraqitje fantastike në këtë ndeshje dhe të gjithë jemi të vetëdijshëm se nuk duhet të pësojmë gol. Navas ka shkëlqyer këtë edicion, shpresojmë të jetë në natën e tij edhe të martën mbrëma”, ka deklaruar Kroos. /Express/[youtube https://www.youtube.com/watch?v=KqSHkQZCH_4]