Sport

“Kroacia mund të shkojë në finale të Kupës së Botës”

By FerizajPress

July 06, 2018

Sipas qendërmbrojtësit të ekipit të Liverpulit, Dejan Lovren” kjo gjë nuk është e pamundur. “Nuk janë të njëjtit futbollistë apo e njëjta taktikë, por është i njëjti shpirt brenda ekipit”, tha Lovren. “Kroacia luan ndryshe nga Liverpul, por mendësia që kemi është e ngjashme. Na është rritur në maksimum besimi te vetja dhe te shokët e skuadrës. “Kjo na ndihmoi të shkonim në finalen e Ligës së Kampionëve dhe mund të na çoj në finalen e Kupës së Botës. Pjesa më e madhe e futbollistëve kroat janë në kulmin e karrierës.”