90 minutat e rregullta të ndeshjes përfunduan me rezultat 1-1 me golat që u shënuan në minutat e parë. Jorgensen kaloi Danimarkën në epërsi në minutën e parë të ndeshjes pas një pakujdesie të portierit. Rezultatin e barazoi Mario Mandzukic vetëm dy minuta më vonë. Fituesi u përcaktua me penallti, ku Kroacia fitoi 3:2. Notat e lojtarëve për paraqitjen në këtë ndeshje i gjeni në pjesën e mëposhtme.