Krimi në Golem, kush ishte biznesmeni dhe e dashura studente (Foto)

By FerizajPress

August 15, 2016

65­vjeçari Sokrat Shani një biznesmen i suksesshëm në fushën e bujqësisë, i divorcuar nga bashkëshortja kishte mbytur me litar të dashurën e tij 29­vjeçare dhe trupin e kishte lënë në një apartament në Golem, shkruan “News24”.

Shani ishte baba i dy fëmijëve, një vajze dhe një djali, të martuar të dy. Ai kishte një sipërmarrje të tijën në fushën e rritjes së fidanëve në bujqësi, ku kishte të punësuar mbi 30 persona. Shani banonte në fshatin Lifaj në Krujtje, atje ku kishte edhe një banesë trekatëshe.

65­vjeçari jetonte vetëm pas ndarjes me bashkëshorten. KUSH ESHTE JONIDA CANAKU Jonida Çanaku është nga fshati Kryekuq i Lushnjes.

Vajza ishte studente dhe kishte gënjyer familjen se do të shkonte tek tezja dy ditë më parë. Por realisht ajo kishte shkuar në Golem për të takuar të dashurin e saj 36 vjet më të madh, i cili edhe e ka vrarë. Motivi mbetet ende mister.