Google dje në konferencën për medie ka bërë të ditur se është duke punuar me firmën e famshme të veshmbathjeve “Levi’s” për të krijuar një xhaketë të mençur.
Projekti i teknologjisë “Jacquard”, përfshinë sensorë të prekjes në veshmbathje që ta bëjë atë një pajisje të mençur,shkruan standard.al.
Kjo xhaketë sipas Levi’s është që të bëjë veshmbathjet edhe moderne edhe të ketë teknologji praktike në të. Kjo xhaketë fillimisht do të lansohet si version testues Beta, para se të lansohet versioni final i saj në pranverë të vitit 2017, thonë nga Google. Çmimi i xhaketës së mençur ende nuk është bërë i ditur.