Zëdhënësi Peskov tha sot në Moskë se Ministria e jashtme e Rusisë është në kontakt me Uashingtonin për planet që të dy presidentët ta kenë bisedën e parë, prej se Trump u inaugurua në postin e presidentit.
“Ne presim që data e bisedës së mundshme telefonike do të koordinohet shpejt”, u tha sot reporterëve, Dmitry Peskov, dhe ka shtuar se “deri tash kjo nuk ka ndodhur”.
Ai mëtutje ka theksuar se është shumë herët të diskutohen detajet e bashkëpunimit të mundshëm ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara në luftimin e militantëve islamikë.
Presidenti Trump ka thënë se shpreson se raportet me Rusinë dë të përmirësohen, pasi ato aktualisht janë tejet të tensionuara.
Pas inaugurimit të Trumpit, Shtëpia e Bardhë tha se prioritet i lartë i politikës së jashtme amerikane do të jetë tu shkaktohet disfatë “grupeve radikale terroriste islamike” dhe se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin “operacione të përbashkëta agresive të koalicionit ushtarak, kur kjo të jetë e domosdoshme”, për ta arritur qëllimin.