Lajme

Kremilni i quan të marra akuzat nga SHBA-ja për sulmet e hakerëve

By FerizajPress

October 08, 2016

“Kjo sërish është një lloj marrëzie”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Dimitrij Peskov.“Çdo ditë sajtin e Putinit e sulmojnë mijëra hakerë.

Numri i madh i atyre sulmeve vijnë nga SHBA­-ja, por ne nuk e akuzojmë Shtëpinë e Bardhë ose Lenglin”, theksoi Peskov.

Funksionarët amerikanë edhe zyrtarisht e akuzuan qeverinë ruse për sulme kibernetike të organizatave politike amerikane, duke theksuar se qëllimi ka qenë “përzierja në procesin zgjedhor në SHBA”.

“Besojmë se në bazë të vëllimit dhe ndjeshmërisë së këtyre aktiviteteve se vetëm funksionarët më të lartë rusë kanë mundur të japin autorizim për ta”, theksohet në kumtesën e përbashkët të Ministrisë së Sigurisë kombëtare dhe zyrës së drejtorit të shërbimeve amerikane të zbulimit. Kjo kumtesë është akuza e parë zyrtare nga Uashingtoni për Moskën në lidhje me serinë e sulmeve të hakerëve ndaj anëtarëve të Partisë Demokratike.

 

.