Vetëvendosja është dashur të jetë më këmbëngulëse dhe më tolerante në gjetjen e çështjeve që bashkojnë opozitën. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka vlerësuar se tejkalimi i krizës së opozitës bëhet me vullnet të dyanshëm dhe gatishmëri për të krijuar diçka të përbashkët në interes të qytetarëve të vendit dhe sovranitetit të shtetit.
Në intervistë për ‘Epokën e Re’ ai ka thënë se koalicioni AAK-Nisma ndoshta nuk ka qenë më i miri, por më i mundshmi.
Sipas Krasniqit, ende nuk janë harxhuar të gjitha mundësitë që edhe Vetëvendosje të jetë pjesë e rëndësishme e këtij koalicioni.
Më tutje, ai ka thënë se koalicioni AAK-NISMA ka shumë mundësi të zgjerohet edhe me subjekte e individë të ndryshëm që janë në kërkim të ndryshimit përmbajtësor në qeverisjen e vendit.