Lajme

Krasniqi thotë se NISMA është e gatshme të bisedojë vetëm për caktimin e datës së zgjedhjeve (Video)

By FerizajPress

April 19, 2016

Jakup Krasniqi nga Nisma për Kosovën thotë se me pozitën mund të dialogojnë vetëm për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën Jakup Krasniqi ka thënë se subjekti i tij është i gatshëm për bisedime me koalicionin qeverisës por që sipas tij në agjendë duhet të jenë zgjedhjet e përgjithshme pasi siç thotë ai, vetëm kështu vendi do të dilte nga kriza politike e institucionale.

“Pjesëmarrja në ato bisedime është që së bashku të caktojmë momentin më të mirë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme’, tha Krasniqi për televizionin publik.

Krasniqi ka mohuar të ketë koalicion parazgjedhor me partitë në pushtet përveç partive opozitare.