Lajme

Krasniqi: Specialja bën ndjekje etnike – bie kundër vlerave të demokracisë

By FerizajPress

June 28, 2016

Jakup Krasniqi, kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, ka thënë se partia e tij është kundër Gjykatës Speciale.

Kjo për shkak se, sipas tij, kjo Gjykatë po bën ndjekje etnike, gjë që është kundër vlerave të demokracisë.

“Kemi treguar pse jemi kundër Gjykatës Speciale, dhe argumenti kryesor ka qenë se kjo Gjykatë nuk po vendos standarde, po bën ndjekje etnike që nuk e njeh demokracia. Unë kam qenë në takimet kryesore para se të merreshin vendimet për Gjykatën dhe kam kërkuar t’u bëhen disa vlerësime gjykatave tona – të UNMIK-ut, të EULEX-it dhe gjykatave lokale. Të tregohet se gjykatat e EULEX-it, të UNMIK-ut dhe gjykatat tona kanë dështuar – edhe pse tonat nuk kanë dështuar”, ka thënë Krasniqi në Interaktiv të KTV-së, duke u arsyetuar se “gjyqësisë sonë asnjëherë nuk i është dhënë rasti që të merret me krimet e luftës”.

“Unë jam që njerëzit që kanë bërë vepra të dënueshme, të përgjigjen para ligjit”, ka thënë Krasniqi.