I ftuar në Info Magazine sot në një lidhje direkte ishte zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi.
Me Krasniqin është diskutuar në lidhje me protestën e 14 majit e cila është organizuar nga partia opozitare, AAK.
Ai ka thënë se ky vendim i ka zënë në befasi.
“Ne e konsiderojmë se ka shumë arsyje për protestë në qeverisjen e Mustafës. Por protesta është e rëndësishme që të koordinohet e të jetë serioze në mënyrë që të jetë masive”.
Krasniqi veprimin e AAK-së e konsideron si veprim konkurrence nga kjo parti.
“Të tilla vendime të njëanshme të pakoordinuara, të padiskutuara nuk i bëjnë mirë kauzës opozitare”.
“Shpallja e protestës duhet ta befasojë pozitëne jo kampin e rezistencës”.
“Vendimi për protestë duhet të bëhet në bazë të disa parakushteve pra të shikohet a është momenti i përshtatshëm, kur është ai moment, a janë kushtet e duhura. E nuk duhet që protesta të shndërrohet në një mjet për konkurrencë brenda partive opozitare”.