Lajme

Krasniqi po merr pjesë në Sallonin e Bujqësisë në Francë

By FerizajPress

February 26, 2017

 

Gjatë kësaj vizite, e cila po bëhet me ftesë të homologut të tij francez, Stephane Le Foll,  ministri Krasniqi ka takuar ministrat pjesëmarrës nga shtete të ndryshme, si dhe zyrtarë e përfaqësues të institucioneve të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare franceze që kanë në fokus bujqësinë, transmeton lajmi.net

Gjatë këtyre takimeve, i shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Paris, Qëndrim Gashi, ministri ka prezantuar edhe të arriturat në sektorin e bujqësisë në Kosovë, si dhe ka shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në këtë sektor me vendet e ndryshme, pjesëmarrëse në këtë eveniment.

Ndryshe, Kosova dhe Franca kanë bashkëpunim të vazhdueshëm në bujqësi, me theks të veçantë në shkëmbimin e ekspertizave në verari, blegtori dhe nënsektorë të tjerë. /Lajmi.net/