Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka thënë se derisa kryeministri Isa Mustafa flet për heroin Agim Ramadani, shovinistët nga Serbia të cilët i ka luftuar Ramadani sillen në territorin e Kosovës, njofton Klan Kosova.
Krasniqi ka thënë se në Kosovë ka serb të cilët nxisin këtë minoritet në Kosovë që ta ruajë ëndrrën që “Kosova është Serbi.
Ky është postimi i plotë Krasniqit:
“Ndërkohë që Kryeministri flet për Agim Ramadanin, shovinistët nga Serbia, të cilët i luftoi Agim Ramadani, i sillen në territor për të nxitur minoritetin serb që ta ruajnë ëndrrën që “Kosova është Serbi.”