Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Jakup Krasniqi, e ka thumbuar ish-shefin e partisë së tij, aktualisht presidentin e vendit, Hashim Thaçin, lidhur me vijat e kuqe në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve. Në një postim në Facebook, Krasniqi ka dhënë disa sqarime për ata që flasin për vijat e kuqe e që sipas tij, në fakt nuk e dinë se për çka po flasin. Më poshtë postimi i Krasniqit: Rreth vijave të kuqe! Ditëve të fundit disa po flasin për vija të kuqe! Ato do të duhej të vendoseshin më kohë ose më mirë të mos përmendeshin fare. Pse? Pasi në rend të parë duhet të definohen: çka janë vijat e kuqe? Ku fillojnë e ku mbarojnë ato? Në rend të dytë: pse duhet të vendosen e kush i hoqi ato? Madje pse i hoqën? Në rend të tretë: kush e merr vendimin për vendosjen e tyre? Institucioni a Individi ? Nëse institucioni cili institucion e merr atë vendim? Në rend të katërtë: kush qëndron prapa atyre vijave? Dhe Në rend të pestë: cilat do të jenë masat që duhet të përdorën nëse ato shkelen? Masat që duhet të merren a do të jenë politike, ligjore apo ushtarake? Nëse nuk merren këto masa paraprake më mirë është të mos flitet për vija të kuqe. Le të rrinë ngjyra e portokallit ose e gjelbërta si edhe deri më tani?! Kam përshtypjen se disa nuk e dinë çka janë vijat e kuqe, por kanë dëgjuar për to! Shkurt: Ata që ua hapën dyert derrave e dosave, sot donë të lajnë “… .. ….”!