Lajme

Krasniqi: Hashimi, Kadriu dhe Rexhep Selimi e lanë pa armë Fehmi Lladrovcin (Video)

By FerizajPress

December 22, 2016

“Ai ka kërkuar armatim më të mirë, më cilësor. Ne kishim armë. Ky nuk është faji im, sepse s’ka qenë punë e imja ndarja e armëve. Kanë qenë njerëzit e caktuar dhe ata duhet të tregojnë pse e kanë lënë në atë gjendje Fehmi Lladrovcin. Janë Hashimi, Kadriu dhe Rexhepi. Këta kanë qenë në grupin që e ka pasë për detyrë ndarjen e armëve”, ka thënë Krasniqi në emisionin “Politikë” në Tribuna Channel.

.