Haxhi Krasniqi ka fituar me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj boksierit, Jürgen Doberstein Haxhi Krasniqi e ka fituar meçin me Jurgen Doberstein pas vendimit të gjyqtarëve, në duelin që zgjati 12 runde. Me këtë rast, boksieri kosovar ka fituar dy titujt WBO dhe WBA pas një ndeshje të fortë me 12 meçe.
Haxhi Krasniqi ka bërë një meç të shkëlqyer, duke dominuar sidomos në fund. Krasniqi dominoi në disa raunde ndaj boksierit gjerman, sidomos në raundin e 11’të, ku mori më së shumti pikë dhe ishte shumë afër që të nokautonte kundërshtarin.
Kjo është një arritje e madhe për boksierin shqiptar që tani synon të ngjitet edhe më lart. Kjo ishte ndeshja e 50’të e Krasniqit, ndërsa me këtë fitore ai ka arritur të marrë titujt WBA dhe WBO. /Express/