Lajme

KQZ tregon se kur do të paguhen komisionerët e zgjedhjeve

By FerizajPress

July 18, 2017

Zyra për Media e këtij institucioni në një përgjigje dhënë “Indeksonline” ka treguar se janë në fazën e kompletimit dhe të korrigjimit të të gjithë dokumentacionit për anëtarët e Këshillave të Vendvotimit.

Sipas tyre, ata të cilat kanë qenë të angazhuar në të gjitha komunat shumë shpejt do t’u bëhet pagesa përkatëse.

Ndryshe, pjesa më e madhe e buxhetit të KQZ-së u dedikohet kësaj kategorie, e cila është e angazhuar për zgjedhjet e përgjithshme.

Derisa raportohet se numri i tyre shkon mbi njëzetë mijë komisionerë.