Eshref Halili nga Kamenica prej shumë vitesh jeton në Prishtinë, por nuk ishte zyrtarisht banor i kryeqytetit. Tash kur këto procedura i ka përfunduar, ai do të jetë edhe një nga votuesit në zgjedhjet e 22 tetorit, raporton KTV.
Për të shfrytëzuar periudhën e ndryshimit të qendrës së votimit në Komisionin Komunal Zgjedhor ka ardhur edhe qytetari tjetër, Mustafë Neziri.
Udhëheqësja e Komisionit Komunal Zgjedhor në Prishtinë, Fatmire Bajrami, ka thënë se afati për ndryshimin e qendrës së votimit do të jetë deri më 12 shtator, prandaj ka ftuar qytetarët ta shfrytëzojnë këtë të drejtë.