Lajme

KQZ numëron mbi 91 përqind të votave, prin koalicioni PAN me mbi 34 për qind

By FerizajPress

June 12, 2017

Nga 91 për qind e votave të numëruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë Nisma ka fituar 34.6 përqind të votave.

Pasohet nga Lëvizja Vetëvendosje me 26.7 përqind, kurse koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa me 25.8 përqind të votave.

Derisa, Lista Serbe ka fituar mbi 5 përqind.

Dalja e votuesve në zgjedhje sipas të dhënave të KQZ-së ka qenë mbi 750 mijë apo rreth 42 përqind qytetarë, derisa të drejtë vote kanë pasur mbi 1 milion e 872 mijë.