Ferizaj

KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve në Ferizaj

By FerizajPress

November 03, 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar sot rezultatet e zgjedhjeve në Ferizaj

Në Ferizaj ka fituar Agim Aliu nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në mbledhjen e sotme, KQZ ka shpallur zgjedhjet për 38 kuvende komunale. LDK e PDK janë partitë me më së shumti këshilltarë komunalë në tërë vendin – 206. Ndërkaq, LVV ka siguruar 193 ulëse në Kuvendet Komunale me mbi 168 mijë vota.

Kryesuesi Kreshnik Radoniqi tha se fitues i zgjedhjeve në komunën e Ferizaj është Agim Aliu nga PDK-ja.

“Kemi certifikimin e rezultateve për kryetar komune në Ferizaj, kryetar është zgjedhur Agim Aliu nga PDK-ja me 30 mijë e 627 vota ose 62.38 për qind. Me vota unanime certifikohet rezultati për kryetar komune në Ferizaj, me fitues Agim Aliu” tha Radoniqi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare për 1002 këshilltarë komunale. Sipas këtyre rezultateve,  PDK  ka fituar 17 ulëse në Asamblenë komunale.