Lajme

KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve, ky është numri i ulëseve sipas partive

By FerizajPress

November 27, 2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në këto momente ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme të 6 tetorit.

Kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka, ka thënë se para se të vendosin për certifikimin e rezultatit zgjedhor kanë marrë konfirmimin nga PZAP dhe Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje të re që ata mund të vendosin, njofton Klan Kosova.

Daka ka nisur të lexojë rezultatin zgjedhor sipas partive politike, të cilat janë si vijon:

Lëvizja Vetëvendosje, 26.270 përqind – 29 ulëse LDK, 24.548 Përqind – 28 ulëse PDK, 21.234 përqind – 24  ulëse AAK-PSD, 11.515 përqind – 13  ulëse Nisma-AKR-PD, 5.002 përqind  – 6 ulëse Lista Serbe – dhjetë ulëse.