Ferizaj

KPF: Në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit diskutohet raporti i punës së ekzekutivit për vitin 2016

By FerizajPress

May 26, 2017

Komiteti për Politikë dhe Financa vendos që në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të diskutohet raporti i punës së ekzekutivit për vitin 2016 Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur sot mbledhjen e radhës për të përgatitur seancën e cila do të mbahet më 31 maj. Kryesuesi I Kuvendit të Komunës Faruk Guri hapi mbledhjen dhe i njoftoi anëtarët me pikat e rendit të ditës. Komiteti për Politikë dhe Financa në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur që mes pikave të tjera të diskutohet edhe raporti i punës së ekzekutivit ferizajas për vitin 2016. Kishte mendime të ndara mes kuvendarëve për mënyrën se si do të diskutohet ky raport. Veç e veç për secilën drejtori apo si tërësi për punën e ekzekutivit. U vendos që të diskutohet në Kuvend edhe mënyra e diskutimit. Veç këtij raporti në mbledhjen e së martës do të diskutohet edhe për tri pika të tjera që kanë të bëjnë më shndërrimin e ngastrave kadastrale nga toka bujqësore në toka ndërtimore.