Ferizaj

KPF në Ferizaj mbanë mbledhje të jashtëzakonshme për rishikimin e buxhetit për vitin 2016

By FerizajPress

May 23, 2016

Në Ferizaj është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme e komitetit për politike dhe financa, ku u diskutua lidhur me rishikimin e buxhetit për vitin 2016.

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Faruk Guri, ftoi sot anëtarët e komitetit për politike e financa për një mbledhje të jashtëzakonshme për të përgatitur pikën e rishikimit të buxhetit po ashtu për një mbledhje të jashtëzakonshme të paralajmëruar për ditën e mërkurë. Fillimisht drejtoresha për Financa dhe Buxhet Lirije Syla tregoi se afatet për miratimin e rishikimit të buxhetit janë caktuar nga niveli qendror, ndërsa potencoi se lëvizjet financiare që do të bëhen janë në dobi të një stabiliteti financiar i cili do të jetë prezent edhe në gjysmën e dytë të vitit 2016.