Kozniku me prejardhje nga Gjakova, ka qenë pjesë e Kroacisë në Kampionatin Botëror të vitit 1998, botëror të cilin e kishte fituar Franca.
Duke folur për portalin kroat ‘tportal’, Kozaniku ka thënë se Kroacia e ka merituar fitoren, ndërsa ka dhënë edhe një mesazh për Përfaqësuesen e Kosovës.
“Kroaica e meritoi fitoren sepse nga minuta e parë treguan se janë ekip më i mirë”, deklaroi Kozniku përcjell lajmi.net.
“Të gjithë lojtarët e Kosovës ishin optimist para ndeshjes, por pas kësaj humbje 6:0 nuk do të jetë e lehtë për ta që të rikthehen. Por në fund sidoqoftë, në këtë ndeshje fitoi futbolli. Sa i përket skuadrës së Kosovës, të gjithë lojtarët duhet ta kuptojnë se ata duhet të punojnë shumë dhe pas një përzgjedhje të mirë dhe filtrim të lojtarëve gjithçka do të jetë më mirë. Në ditët e ardhshme këtë ekip të ri dhe të papërvojë e pret një ndeshje e vështirë me Ukrainën, dhe më pas kanë mjaft kohë për ciklin e ardhshëm të ndeshjeve në nëntor”, tha Kozniku.
.