Bayern Munich e ka seriozisht për Ante Rebic. Është pikërisht sulmuesi kroat i Frankfurtit i cili shkëlqeu në Botërorin rus, futbollisti i parë në listën e dëshirave të trajnerit Niko Kovac për merkaton e kësaj vere. Kovac e njeh shumë mirë Rebic me të cilin ka punuar te Eintrachti dhe e di që me cilësitë që zotëron, 24-vjeçari ballkanas do të forcojë ndjeshëm sulmin e skuadrës bavareze, transmeton ‘SS’. Sipas gazetës presitgjoze Bild, drejtuesit e Bayernit në orët e ardhshme do të takohen nga afër me drejtuesit e Frankfurtit për të diskutuar blerjen e sulmuesit kroat, për të cilin kanë shfaqur interes edhe dy nga klubet më të mëdha angleze Manchester United e Arsenal por edhe Napoli në Serie A.