Sport

Kosovë – Turqi, ja në cilin vend mund të zhvillohet kjo ndeshje

By FerizajPress

January 30, 2017

Federata e Futbollit të Kosovës po has në vështirësi në organizimin e ndeshjeve si vendas, pasi stadiumet në Kosovë nuk i plotësojnë kriteret e parapara nga UEFA.

Kjo ka bërë që Kosova ndeshjen e parë si vendas përballë Kroacisë ta zhvillojë në Shkodër.

Në Shkodër Kosova pritet ta zhvillojë edhe ndeshjen ndaj Islandës në muajin mars, shkruan lajmi.net.

Por, në pamundësi për t’i zhvilluar ndeshjet në Kosovë, FFK-ja po mendon që ndeshjen e qershorit ndaj Turqisë ta zhvillojë në shtetet e Evropës Perëndimore, ku ka numër të madh të diasporës shqiptare.

Këtë e ka konfirmuar presidenti i FFK-së, Fadil Vokri, në emisionin 2:1 të RTV21, përcjell lajmi.net.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6