Ferizaj

“Kosovarja Këndon” shpall audicionin për pranimin e interpretueseve të këngëve popullore

By FerizajPress

October 17, 2016

Drejtoria për Kulturë,Rini dhe  Sport në Ferizaj  ka shpall Audicionin  për pranimin e interpretueseve të këngëve popullore për Festivalin  “Kosovarja Këndon  2016″.

Në këtë audicion  këngëtaret mund  të aplikojnë me këngë të përzgjedhura  të edituara (të dëgjuara) të zhanrit popullorë.

Të drejt  konkurrimi kanë të gjitha femrat e Kosovës,trojeve shqiptare dhe nga diaspora,që e kanë  profesion  ose pasion  këndimin .

Aplikimi mund të bëhet  në Qendrën e Kulturës,çdo ditë nga ora 8:00 -16:00 ose drejtpërdrejt në adresën elektronike  kosovarjakëndon@hotmail.com  dhe mund t bëhet deri më 05.Nëntor.2016 ora 11:00 kur edhe fillon  audicioni në Qendrën e Kulturës në Ferizaj.

Festivali mbahet në vigjilje të 28 Nëntorit-Dita e Flamurit Kombëtar.

Për informata  shtesë mund të lajmëroheni edhe në telefonat:

049 921 932

044 657 919