Lajme

Kosovari rrëfen për tragjedinë në Berlin

By FerizajPress

December 20, 2016

Nuk dihet nëse viktimë e kësaj tragjedie, që sipas autoriteteve gjermane hala është e paqartë se a është shkaktuar qëllimisht apo rastësisht, mund të jetë ndonjë qytetar shqiptar.

Një qytetar nga Podujeva, Artan Selmani, ka përshkruar për ‘Indeksonline’ gjendjen në Berlin.

Ai ka treguar se nuk është në dijeni nëse ka ndonjë viktime nga Kosova apo Shqipëria nga ky sulm.

“Ajo çfarë ka ndodhur është tragjedi e vërtetë. Ka shumë panik tek qytetarët. I gjithë qyteti është i bllokuar. Tani për tani nuk di nëse ka ndonjë viktime shqiptare nga ky sulm”, ka thënë Selmani.

.