Gjykata Federale e Zvicrës ka dënuar një menaxher të një ndërmarrjeje pasi që ai në ndërmarrjen e tij kishte punësuar në mënyrë ilegale vëllain, shkruan badenertagblatt.ch.
Ngjarja ka ndodhur në qarkun e Badenit, Kantoni Aargau.
Në këtë rast ishte interesante sipas trupit gjykues se ai asnjëherë nuk ishte shtruar pyetja rreth ndërrimit të shtetësisë nga ajo kosovare në sllovene.
Sidoqoftë, autoritetet më vonë zbuluan se dokumentet e tij sllovene kishin qenë të falsifikuara.
Udhëheqësi i ndërmarrjes i cili kishte punësuar vëllain, i pyetur nëse në një raport kaq të ngushtë familjar duhej të ishte interesuar rreth statusit të vëllait, është përgjigjur shkurt: jo, transmeton albinfo.ch.
Por Gjykata Federale nuk i ka besuar dhe për këtë arsye e ka dënuar atë me kusht me gjobë prej 64 njësish ditore nga 50 franga.