Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna për territorin e Kosovës, si vijon: gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport dhe 110 binarë hekurudhorë privatë. Ndërsa, qarkullojnë 8 lokomotiva diselë, të cilat bartin 27 vagonë: 9 të udhëtarëve dhe 18 për bagazh.
Në tremujorin e tretë të vitit 2016, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është 70 mijë. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2016 është një ulje për 14.56% të numrit të udhëtarëve.
Transporti i mallrave me tren, në tremujorin e tretë të vitit 2016 është 14 mijë tonë, ku në raport me tremujorin e dytë të vitit 2016, ka pasur ulje për 31.16%.
Numri i fluturimeve, në tremujorin e tretë të vitit 2016, është 2 174 ose 1.12% më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2015).
Numri i udhëtarëve, që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti është rreth 573 mijë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2015) ka një rritje për 5.97%. /Gazeta Express
.