Skuadra U18 e filloi dobët takimin, duke mos arritur të krijojë diferencë më shumë se një pikë në fraksionin e parë. Por, vazhdimi i ndeshjes kaloi në dominimin e Kosovës, të cilën gjë e konfirmon edhe rezultati. Me këtë fitore Kosova U18 kalon në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian divizioni C, ku takohet me Irlandën U18 që e zuri vendin e parë në Grupin A. /Lajmi.net/