Skuadra e drejtuar nga Ibrahim Karabeg ka shënuar fitore të lehtë ndaj San Marinos. Në ndeshjen e parë të zhvilluar në ‘Pallatin e Rinisë’, Kosova ka mposhtur me rezultat 89-56 Kombëtaren e San Marinos. Vlen të ceket se në Kosovë po qëndrojnë nëntë shtete pjesëmarrëse të FIBA U18 Kampionatit Evropian, Divizionit C. Në Grupin A bëjnë gara: Moldavia, Armenia, Irlanda, Malta dhe Monako, kurse në grupin B janë: Qipro, San Marino, Kosova dhe Gjibraltari./Lajmi.net/