Sport

Kosova triumfon edhe në Kinë – Distria Krasniqi fiton medaljen e artë

By FerizajPress

December 12, 2019

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Masters të Kinës

Xhudistja nga Kosova shkëlqeu me paraqitjet e saj në Mastersin e Kinës dhe me plot meritë në fund u kurorëzua me medaljen e artë.

Distria në finale e mposhti mongolezen Narantsetseg Ganbaatar.

‘Disi’ e fitoi këtë përballje vetëm pas minutave shtesë, ku e mposhti mongolezen me wazaari.

Kështu Distria Krasniqi po e mbyll këtë vit me medalje të artë si dhe me 1800 pikë të fituara për normën Olimpike Tokio 2020.