Lajme

Kosova shënon Ditën e Pavarësisë së SHBA-së

By FerizajPress

July 04, 2018

Sot shënohet 242-vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me rastin e kësaj dite të rëndësishme,shoqata ‘Miqtë e Amerikës’ në bashkëpunim me FSK-në do të organizojnë disa aktivitete, transmeton Indeksonline. 4 korriku, i njohur edhe si Dita e Pavarësisë, është dita në vitin 1776 kur delegatët nga 13 kolonitë e Shteteve të Bashkuara miratuan Deklaratën e Pavarësisë, duke njoftuar shkëputjen nga Britania. Kjo ditë është festë federale në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1941 dhe tradicionalisht është një ditë kur amerikanët festojnë me fishekzjarre, parada, koncerte dhe piknikë./Indeksonline/